Kosova
Detaje nga kthimi i Kadri Veselit në Kosovë, cila ishte arsyeja?
Gjitha mediat e Kosovës, ditën e djeshme, kanë shkruar për Kadri Veselin, se është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se aryeja pse Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, derisa i njëjti është ruajtur nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.
Informacionin për vizitën e Veselit e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.
Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Speciales tha se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales.
Express ka raportuar se babai i Kadri Veselit ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtrirë në spitalin e neurologjisë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë dje se nuk janë në dijeni që ish kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli është kthyer në Kosovë këtë të diel.
“Ne në PDK nuk kemi një informatë të tillë”, është përgjigjur Deliu-Kodra.
Qytetarët ndërkaq kanë treguar për momentin kur e takuan Veselin gjatë vizitës së tij në spitalin e Mitrovicës.
“Unë kam qenë te prindi, e kam prindin pa qef, dhe e pashë kur erdhi Kadri Veseli me 7-8 truproja të Eulexit, e pashë dhe tentova me i folë, na përshëndeti, pata respekt për të”, tha një qytetar që kishte rastisur në oborrin e spitalit ato momente.
E-Diaspora
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë...
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
-
Gjermani
Mynih: Një recital i shkëlqyeshëm për piano nga Kosti Deti
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen