Lajme
Dhjetë këshilla për vozitje të sigurt në mjegull

Një mjegull e dendur në rrugë është jashtëzakonisht e rrezikshme për vozitje.
Për të pasur një vozitje më të lehtë dhe më të sigurt, këtu ju i keni disa këshilla kur jeni duke vozitur në një rrugë me mjegull, përcjell albinfo.ch.
Dilni në rrugë vetëm nëse ju duhet patjetër
Mjegulla zakonisht zbret herët në mëngjes dhe në mbrëmje përreth zonës afër lumenjve dhe liqeneve.
Pra, nëse mund të zgjidhni, përpiquni të shmangni ngasjen në atë kohë të ditës.
Ule shpejtësinë
Rregulloni shpejtësinë në gjendjen dhe kushtet e rrugës.
Kjo praktikisht do të thotë që ju duhet të vozisni nëpër mjegull me një shpejtësi me të cilën do të jeni në gjendje të ndaleni para çdo pengese kur ta vëreni atë.
Rritni distancën
Në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar, siç është mjegulla, mbaj një distancë më të madhe nga automjeti para.
Kjo ju jep më shumë kohë për të reaguar në rast të rrethanave të paparashikuara.
Vijat e rrugës, si pika referimi
Kur lëvizni nëpër mjegullën e dendur, përdorni vijën qendrore dhe vijën e djathtë të skajit të rrugës si pika referimi, nëse është e shënuar.
Në mënyrë që të shmangni automjetet nga kahu i kundërt, si dhe këmbësorët dhe çiklistët që lëvizin përgjatë skajit të djathtë të rrugës, përpiquni ta mbani automjetin gjithmonë në mënyrë të barabartë larg nga ato dy linja.
Në kryqëzim, kujdes shtesë
Kur afroheni në kryqëzim, ulni dritaret dhe dëgjoni trafikun.
Kjo është një mënyrë e mirë që nëse shikimi është aq i dobët, ju prapë e dini se kur mund ta kaloni atë.
Dhe, gjithashtu duhet t’u kushtoni rëndësi këtyre fakteve:
Kujdes nga akulli
Ndizni katër sinjalizuesit kur ndaloni
Ndizni ngrohësen e xhamave
Dritat e mjegullës
Fikni gjithçka që mund t’ju shqetësojë.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Intervistë
Safet Kryemadhi: “Bota ime është, të lexoj dhe të shkruaj” “Thuhet që për të shkruar mirë duhet lexuar shumë. Dhe është e vërtetë që para se...
-
Edhe në Tavannes të Kantonit të Bernës, hapet një shkollë shqipe
-
Shqiptarja “pushton” ballinën e revistës ndërkombëtare Soho Fashion Magazine
-
Vjosa Osmani: “Rreth 200.000 aplikime, faleminderit mërgatë”
-
Daka: Votat e diasporës numërohen vetëm nëse arrijnë në Kosovë 24 orë para zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Nga 170.000 vaksinimet në Zvicër, 16 me reaksione të rënda Pacientët e prekur në pesë rastet fatale ishin të moshës midis 84 dhe 92 vjeç, ka...
-
Në Zvicër raportohen 2156 infeksione të reja dhe 62 të vdekur
-
Sondazh
63 % e zviceranëve janë për ndalimin e burkës
-
Deri më tani në Zvicër janë vaksinuar 170.000 veta
-
Qeveria thotë se mund të mbyllë shkollat, por nuk dëshiron