Kosova
Dialogu, tema kryesore mes Blinken, Chollet, Vuçiq dhe Daçiq
Së fundmi, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën.
Në Twitter, Blinken ka bërë të ditur se temë e bisedës ka qenë dialogu Kosovë-Serbi, përkatësisht propozimi i BE-së, i njohur si plani franko-gjerman.
“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, tha Blinken.
Në anën tjetër, këshilltar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se me Daçiqin janë diskutuar përpjekjet për të promovuar paqe dhe siguri më të madhe në rajon.
“Në vazhdimësinë e telefonatës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, takim i mrekullueshëm me ministrin e Jashtëm serb, Daçiq. Ai rikonfirmoi miqësinë e kahershme mes nesh dhe shprehu mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon”, ka shkruar Chollet.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











