Maqedonia
Diana Sherifi Aliji nga Tetova fiton çmimin global “Women in Tech Community Award 2025”
Mes 1 650 kandidateve nga 128 shtete, inxhinierja softuerike vlerësohet për ndikimin e saj në shëndetin mendor të nënave përmes inovacionit digjital
Rëndësia globale e çmimit “Women in Tech Community Award 2025” këtë vit merr një theks të veçantë: nga një konkurrencë ndërkombëtare me pjesëmarrëse nga 128 shtete, inxhinierja e softuerit Diana Sherifi Aliji është shpallur fituese e këtij vlerësimi prestigjioz të WomenTech Network, shkruan albinfo.ch. Çmimi nderon projektet që krijojnë ndikim të dukshëm në komunitet dhe që avancojnë praninë e grave në ekosistemin global të teknologjisë.
Në qendër të këtij vlerësimi qëndron “Mama’s Feelings Tracker”, aplikacioni i krijuar nga Sherifi Aliji, i cili ofron një hapësirë të sigurt digjitale ku nënat mund të shprehin emocionet ditore, të marrin mbështetje praktike dhe të kujdesen për mirëqenien e tyre mendore. Aplikacioni bazohet në qasje shkencore dhe algoritme të thjeshta të përdorshme, duke i ofruar nënave sugjerime të personalizuara që lidhen me fazën e mëmësisë në të cilën ndodhen. Ai përfshin ushtrime qetësuese për frymëmarrje, ditar të udhëzuar, meditim, relaksim të muskujve, si edhe artikuj të hartuara nga psikologë të licencuar amerikanë për periudhën e paslindjes, zhvillimin e hershëm dhe fëmijët neurodivergjentë.
Në reagimin e saj pas shpalljes së fitueses, Sherifi Aliji u shpreh se ky çmim e motivon të vazhdojë misionin e saj: “Ky çmim lidhet drejtpërdrejt me punën time për komunitetin e nënave përmes Mama’s Feelings Tracker. Është një privilegj të jem pjesë e një rrjeti që vlerëson dhe feston kontributin e grave në teknologji. Ky çmim është i imi, por po aq edhe i juaji.”
“Mama’s Feelings Tracker” është tashmë aktiv në App Store dhe Google Play. Më shumë informacion gjendet te: www.mamasfeelingstracker.com
Në një peizazh teknologjik që po ndryshon shpejt, çmime të tilla tregojnë qartë se inovacioni nuk matet vetëm me avancime teknike, por edhe me forcën për të krijuar kujdes, qasje dhe mirëqenie. Gratë që udhëheqin iniciativa të tilla po dëshmojnë se teknologjia është më e plotë kur ndërtohet mbi empati dhe përgjegjësi shoqërore.
(L.A.)
E-Diaspora
-
“Nga talenti në ndikim: fuqia ekonomike e diasporës” Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në House of Kosova në Davos, më 21... -
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit -
Albin Kurti mbërrin në Davos për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) -
27 kompani kosovare, në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit SWISSBAU, në Basel -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos
Jeta në Zvicër
-
Faturat në letër do të jenë falas? Parlamentarët kërkojnë heqjen e tarifave Politikanët në Zvicër po kërkojnë ndalimin e tarifave që kompanitë e mëdha vendosin për faturat në... -
Krimi me AI në Schwyz: Miliona zhduken nga kompanitë -
Demonstratë kundër Forumit Ekonomik Botëror shkakton trazira në Cyrih, digjet flamuri amerikan -
Në Zvicër, faturat mjekësore në 2026 vijnë me QR Code për rimbursime më të shpejta -
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm















