Kultura
Diaspora shqiptare në kujtim të poetit Dritëro Agolli
Kujtimi për Dritëroin ka mbledhur të shtunën në Romanshorn një numër të madh bashkatdhetarësh në lokalet e shoqatës „Sharri“, me një orë letrare kushtuar poetit të ndjerë, Dritëro Agollit
“Ora e Dritëroit“ ka nisë me recitimin e poemthit „Këngë për Kosovën“ para një audience të gjerë që kishin ardhur për ta përkujtuar veprën e poetit që krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.
Në këtë orë letrare që është emëruar “Ora e Dritëroit“ janë shpalosur pjesë nga krijimtaria e pasur e shkrimtarit tonë të madh i cili ditë më parë iku në amshim.
Regjisori Ben Apolloni është shprehur i lumtur me mbarëvajtjen e këtij eventi përkujtues, që kishte për qëllim përkujtimin e poetit, që ka lënë gjurmë të pashlyera në letërsinë shqiptare.
“Këtë orë që ne e kemi quajtur „Ora e Dritëroit“ e kemi organizuar me qëllim që ta kujtojmë poetin tonë të madh i cili gjithë jetën ia dedikoi letërsisë dhe gjuhës sonë shqipe. Dritëroi është quajtur nga studiuesit e letërsisë Bard i letërsisë shqipe. Veprat e tij do të jetojnë sa të jetojë gjuha jonë e bukur shqipe”, tha regjisori i njohur, Ben Apolloni, i cili këtë orë letrare e kishte organizuar me mbështetjen e shoqatës “Sharri”, “Mëmëdheu” dhe studio “Aktrimi”.
Publicisti dhe njohësi i mirë i veprës së Dritëroit, mr. Kadri Rexha, shkoqiti pjesë nga një intervistë më e gjatë e Dritëroit, veçmas pjesët ku ai flet edhe mbi fillet e vjershërimit të tij të parë, nga ku pastaj „Naimi nga Menkulasi“, siç do ta quanin menkulasit, nuk do të ndalej së shkruari deri në ditën kur iku në amshim.
Poeti Isuf Sherifi, pasi që evokuoi kujtime nga vizita që Agolli i kishte bërë në vitet `90-ta shqiptarëve në Zvicër, veçmas Shoqatës Kulturore Shqiptare „Mëmëdheu“ në St. Gallen, dhe redaksisë së Gazetës „Zëri i Kosovës“, ai do t`i deklamoj poezitë; „NË VENDIN TIM E NË VENDIN TËND“ si dhe „MALLI PËR HERONJTË“.
Regjisori Ben Apolloni tha se është munduar që brenda kësaj ore ti përzgjedhë poezitë sa më të larmishme të krijimtarisë së poetit tonë.
Poemat “Nënë Shqipëri” dhe “Kthimi në Kosovë”, poezitë “Mjegulli i dashurisë”, “Kohë më vonë”, „Lajthitje e përgjithshme“ ,“Dokument Historie“ ,“Kjo grua“, “Kali dhe gomari“, me mjeshtëri janë deklamuar nga artistët e Shoqatës „Aktrimi“, Dani dhe Fikrimi, të mbështeur edhe nga vetë Ben Apolloni.
Në fund, me këngën „Poçari“, tekst nga poezia e Agollit, e cila si asnjë tjetër, tregon mallin e mërgimtarit për fjalën shqipe është përmbyllur „Ora e Dritëroit“.
Të kënaqur me pjesëmarrjen e gjerë në këtë event përkujtues, organizatorët falënderuan në mënyrë të veçantë sponzorin e kësaj ngjarjeje kulturore të shtruar me një darkë për të gjithë të pranishmit, afaristin dhe mecenin e kulturës shqiptare, z. Nagip Memedin.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?













