Lajme
Diaspora ta investojë kapitalin në Kosovë
Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli, priti një delegacion të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Ai ftoi bizneset e diasporës që të investojnë në Kosovë
Ka ardhur koha që diaspora jonë në botën perëndimore të marrë një rol të ri në raport me vendlindjen, e ky është roli i investimit të kapitalit të saj në veprimtari prodhuese në Kosovë. Kështu deklaroi kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë një takimi që zhvilloi me një delegacion të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Në takim u diskutua për zhvllimet aktuale në fushën e ekonomisë në Kosovë.
“Shumë sipërmarrës tanë që veprojnë në vendet perëndimore kanë përparësinë e përvojës së shkëlqyeshme të këtyre vendeve në fushën e investimeve dhe rritjes ekonomike”, deklaroi Veseli, i cili ftoi diasporën që të investojë në vendlindje.
Shteti i Kosovës, sipas Veselit, do të krijojë lehtësirat e nevojshme ligjore për të gjithë ata sipërmarrës që duan të ngrisin bisnesin e tyre në Kosovë, sepse kështu potenciali i madh human dhe burimet natyrore që ka Kosova mund të shndërrohen në zhvillim ekonomik për vendin.
“Ligjet që nuk stimulojnë iniciativën e lirë ekonomike, e që nxjerrin pengesa burokratike për zhvillimin ekonomik, do të ndryshohen sa më shpejt që është e mundur. Kemi humbur shumë kohë duke mbajtur vëmendjen institucionale në agjenda shterpe e vetshkatërruese. Është koha për fokusim të të gjithëve në agjendën ekonomike”, potencoi Veseli.
E-Diaspora
-
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit Kosova shkon sërish në zgjedhje, derisa në listat e partive politike ka nga diaspora, që për... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë
Jeta në Zvicër
-
Parashikohet rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër edhe në vitin 2027 Studimi i platformës Comparis paralajmëron një rritje mesatare prej 3.7 për qind të primeve, megjithëse më... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale














