Ekspozita
Diaspora vazhdon të propozojë destinacione turistike dhe kulturore shqiptare
Diaspora, edhe në ditë të vështira, propozon vendet turistike dhe kulturën shqiptare në përgjithësi.
“Destination Albania” është projekti i promovimit të turizmit multikulturor shqiptarë në Zvicer. Ka në qendër pikasjen e vendeve turistike me shumë vlera.
Gjithashtu, destinacioni përfundimtar është të vizitohen “100 Fshatrat Turistike”, sipas programit turistik në Shqipëri, duke mundësar promovimin në mënyrën më të mire të mundshme.
Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është promovimi i ekonomisë shqiptare, investimi në turizëm dhe veçoritë kulturore të vendit tonë si: tradita, kultura dhe mikpritja.
Vlen të theksohet se “Destination Albania” është faqja e promovimit turistik kulturor i shoqatës “Swiss Albania Event”.
Aktivitetet e “Swiss Albania Event” do të jetë gjithëpërfshirëse në ngjarje dhe organizime, aty ku mund të promovohen këto vlera kuptimplote.
Duke qenë se Shqipëria është një destinacion, i cili ofron një varietet unik dhe kombinime të rralla peizazhesh, klime dhe kulture. Folklori i pasur, gastronomia e veçantë, historia mijëravjeçare dhe mikpritja e kthejnë çdo eskperiencë turistike në diçka unike dhe të veçantë, që rrallë mund të gjenden kështu në ndonjë vend tjetër.
Andaj ky është edhe qëllimi kryesor i “Swiss Albania Event”: të promovohen dhe të mos humbin rrënjët tona as nga bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga