Lajme
“Diaspora Voto!”, iniciativë e studentëve shqiptarë në Berlin
“Diaspora Voto!” quhet iniciativa qytetare e publikuar në internet, e cila ka për qëllim të informojë shqiptarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit rreth mënyrës së votimit.
“Diaspora Voto!” është një iniciativë studentore e lansuar në Berlin dhe ka marrë për detyrë informimin e bashkatdhetarëve shqiptarë të Kosovës në diasporë për të votuar më 8 qershor.
Janë disa studentë që studiojnë në Berlin të Gjermanisë, të cilët kanë iniciuar një nismë për informim dhe sensibilizim të bashkatdhetarëve në diasporë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 qershorit, duke votuar përmes postës.
“Ajo që po bëjmë këto ditë është shfrytëzimi i rrjeteve sociale që të publikojmë informatat rreth procedurës së regjistrimit dhe votimit të votuesve nga jashtë”, ka thënë për albinfo.ch njëri prej iniciatorëve, Bersant Deva, doktorant i shkencave kompjuterike në Universitetin Teknik të Berlinit.
“E drejta e votës garantohet nga kushtetuta e secilit shtet në trojet shqiptare dhe shpresojmë që bashkatdhetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Te “Diaspora Voto!” është fjala për informimin e votimit nëpërmjet postës”, tha Deva, duke premtuar zgjerimin e një iniciative të tillë edhe për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.
Që “Diaspora Voto!” të arrijë te secili, iniciatorët kërkojnë përkrahjen e kujtdo që ka vullnetin të paktën të publikojë iniciativën në facebook ose në webfaqe.
Përmes informatave të siguruara nga burimet zyrtare, kjo iniciativë qytetare mundëson që qytetarët me të drejtë vote të njoftohen me procedurat e votimit përmes postës nga shtetet e jashtme.
Sido që të jetë, në zgjedhjet lokale të 2013-ës në Kosovë kanë votuar përmes postës nga jashtë vetëm 1500 qytetarë të Kosovës.
Këtu mund të gjeni linkun e “Diaspora Voto!”
https://www.facebook.com/diasporavoto
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi Pasi u godit nga rrufeja, një fluturake e kompanisë Swiss u kthye në Cyrih pas vetëm... -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit











