Shqipëria

“Diell në dimër”: Qytetet me më shumë diell në Evropë, mes tyre edhe Tirana

Mund të jetë shumë ngrohtë për këtë periudhë të vitit në Evropë, por dimri po afron

Nëse ideja e netëve të ftohta ju bën të vraponi për të bërë gati valixhen tuaj, atëherë klimat me më shumë diell sigurisht që duhet të jenë prioriteti juaj kryesor.

Një agjenci turistike portugeze ka përpunuar shifrat për të zbuluar se cilat destinacione të nxehta do të mbajnë realisht temperaturat e larta këtë nëntor dhe dhjetor. Secili prej këtyre vendeve do të ishte perfekt për një pushim të shkurtër dimëror – ndoshta edhe për Krishtlindje, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.

Visit Cascais – i cili raporton se më shumë se 8,000 britanikë janë duke kërkuar aktualisht me temrat “diell në dimër” në Google – ka identifikuar gjithashtu plazhet më të afërta me çdo qytet, në mënyrë që të mund ta shijoni motin e ngrohtë me rroba banje.

Këtu janë zgjedhjet kryesore për adhuruesit e diellit që kërkojnë një largim të shpejtë nga dimri që po vjen. Çdo destinacion tregon temperaturat mbi dhe nën ujë.

Tiranë, Shqipëri 

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, është i famshëm për arkitekturën e tij shumëngjyrëshe, duke përfshirë edhe pika referimi nga periudha osmane e sovjetike. Qyteti gjithashtu krenohet me një pyll të jashtëzakonshëm vertikal nga arkitekti Stefano Boeri.

Pra, ka shumë arsye për ta vizituar atë edhe përtej klimës së butë, e cila arrin temperaturat mesatare prej 17 gradë gjatë gjithë nëntorit dhe 15 gradë celsius në dhjetor.

Edhe pse është një udhëtim pak më i gjatë nga Evropa Veriore, e keni pothuajse të garantuar një vend me diell.

Temperaturat mesatare maksimale të jashtme në nëntor dhe dhjetor: 15 gradë celsius

Temperaturat mesatare maksimale të ujit të detit: 15 gradë celsius

Plazhi më i mirë në afërsi të qytetit: Plazhi i Durrësit, Durrës.

Romë, Itali 

Roma, ashtu si Parisi, është gjithmonë një ide e mirë. Edhe pse priremi ta shohim atë si një destinacion shumë urban, duhet më pak se një orë për të arritur në bregdet nga kryeqyteti italian.

Ka shumë plazhe të bukura lokale për të zgjedhur dhe do të ndiheni të lumtur të zhyteni në ujëra me temperatura mesatare prej 21 gradë Celsius, edhe në dhjetor.

Në fakt, temperaturat lokale të detit pritet të jenë më të ngrohta se temperaturat e jashtme, kështu që nëse jeni duke kërkuar për një pushim në qytet me mundësinë për të bërë edhe not, Roma është një opsion i shkëlqyeshëm.

Temperaturat mesatare maksimale të jashtme në nëntor dhe dhjetor: 15 gradë celsius

Temperaturat mesatare maksimale të ujit të detit: 21 gradë celsius

Plazhi më i mirë në afërsi të qytetit: Plazhi Tibidabo, Roma.

Athinë, Greqi 

Një tjetër pushim klasik në qytet, Athina përfiton gjithashtu nga temperaturat më të ngrohta të ujit.

Ndërsa shumica e udhëtarëve do të mendonin për atraksionet historike dhe rrënojat greke kur flitet për Athinën, ka një numër plazhesh publike në të dalë të qytetit që janë plotësuesit perfekt të një itinerari të pushimit në qytet.

Qyteti gjithashtu ka ditët e regjistruara me më shumë diell nga të pesta kryeqytetet këtu, me 268 ditë me diell në vitin 2020 (që domethënë pothuajse 75 për qind të kohës me diell).

Temperaturat mesatare maksimale të jashtme në nëntor dhe dhjetor: 17 gradë celsius

Temperatura mesatare maksimale e ujit të detit: 20 gradë celsius

Plazhi më i mirë në afërsi të qytetit: Plazhi Glyfada, Glifada.

Lisbonë (dhe Cascais), Portugali 

Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona dhe rajoni i Cascais-it përreth, ngrohen nga dielli gjatë gjithë vitit, me temperatura mesatare prej plot 17 gradë celsius deri në fund të vitit.

Bernardo Barros, president i Visit Cascais, thotë, “me 226 ditë me diell çdo vit dhe temperatura mesatare afro 20 gradë në fund të vitit, Portugalia është destinacioni i përsosur për njerëzit që kërkojnë të shpëtojnë nga moti i tyre i zymtë dhe të lahen nën rrezet e pjesës së mbetur të diellit tonë të Europës Jugore.”

Ai e përshkruan Cascais-in si thesarin e fshehur të Portugalisë, me diell, ushqim të shkëlqyer, plazhe të virgjëra dhe shumë kulturë.

Temperaturat mesatare maksimale të jashtme në nëntor dhe dhjetor: 17 gradë Celsius

Temperatura mesatare maksimale e ujit të detit: 19 gradë Celsius

Plazhi më i mirë në afërsi të qytetit: Praia do Tamariz, Cascais.

Valeta, Maltë 

Por nëse dielli është me të vërtetë prioriteti juaj numër një, atëherë kryeqyteti i vogël i Maltës, Valletta, është basti juaj më i mirë.

Me temperaturat mesatare maksimale të detit që nuk bien poshtë 20 gradë deri në dhjetor, Malta është destinacioni ideal për ata që duan të shijojnë notin në det deri për Vitin e Ri.

Malta ka më shumë se 230 ditë me diell çdo vit (duke e bërë atë me diell përgjatë më shumë se 63 për qind të vitit) dhe temperatura mesatare maksimale të jashtme prej 19 gradë Celsius gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Temperaturat mesatare maksimale të jashtme në nëntor dhe dhjetor: 19 gradë Celsius

Temperatura mesatare maksimale e ujit të detit: 22 gradë Celsius

Plazhi më i mirë në afërsi të qytetit: Gjiri St Elmo, Valletta.