Kosova

Digjet vetura me targa serbe, dyshohet se në të ka eshtra njeriu

Raportohet se një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, e në të dyshohet se ka qenë edhe një person.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar, duke thënë se vetura Golf 7 ishte me targa serbe.

“Po. Dyshohet se në veturë ka eshtra njeriu. Vetura është me targa të shtetit serb.

Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.

Pos ekipeve policore, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e mjekësisë ligjore.