Futboll
Diplomon Taulant Xhaka: Uroj që në të ardhmen të vazhdoj si trajner me Granitin
Mbyllet edicioni i radhës i UEFA B, diplomohen 32 trajnerë të rinj. Taulant Xhaka e Ahmed Januzi vlerësojnë nivelin e kursit
Kursi për trajnerët e licencës UEFA B, i organizuar nga Departamenti i Edukimit në FSHF në zonën e Tiranës mbylli me sukses edicionin e tij të radhës me diplomimin e 32 pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi, ndër të cilët dy vajza, njofton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Së fundi u organizua në “Shtëpinë e Futbollit” edhe ceremonia e diplomimit të trajnerëve të rinj , ku të pranishëm ishin anëtari i KE-së së FSHF-së, Abdyl Kuriu dhe përfaqësues të Departamentit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj.
Kursi për trajnerët e licencës UEFA B zgjati rreth 3 muaj, i ndarë në disa periudha. Të gjitha leksionet janë zhvilluar në Shkollën e Edukimit në Kamëz nën kujdesin e specialistëve të Departamentit të Edukimit në FSHF .
Ish-futbollistë të ekipit kombëtar si Taulant Xhaka, Ahmed Januzi apo edhe futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrave shqiptare si Arbër Çyrbja, Ardit Peposhi, Arsid Kruja, Jasmin Rraboshta, Alked Çelhaka e të tjerë janë pajisur me këtë licencë.
Në një prononcim për FSHF, ish-lojtari kuqezi Taulant Xhaka vlerësoi kursin dhe nivelin e grupit dhe lektorëve dhe tregoi synimet për të ardhmen.
“Kursi ka qenë shumë i mirë, ka shkuar shumë mirë. Profesorët ishin të mrekullueshëm dhe grupi ishte shumë i mirë. Kemi mësuar shumë”.
Synimet për të ardhmen? – Është vështirë ta vlerësoj tani. Do e nis me grupmoshat e vogla. Kam qenë lojtar, tani trajner. Janë dy gjëra të ndryshme. Uroj që në të ardhmen të vazhdoj si trajner me Granitin, ai si numri 1 kurse unë si 2-shi”, tha Taulant Xhaka, i cili tregon gjithashtu se në janar do të nisë edhe kursin UEFA A. “ Sot mbylla UEFA-n B sot dhe në janar do të nis me UEFA A”.
Në fund, një koment edhe për Kombëtaren shqiptare për të cilën ai luajti për disa vite dhe si i shikon ai dy ndeshjet e fundit në kualifikueset e Botërorit. “Kombëtarja besoj se do të arrijë rezultate shumë të mira. Kundër Andorrës patjetër që me fitore dhe kundër Anglisë uroj një barazim dhe të shkojmë në fazën tjetër”, – përfundon Taulant Xhaka për fshf.org.
Ahmed Januzi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tregoi se si ka shkuar edicioni i kursit për licencën UEFA B, falënderoi FSHF për mundësinë dhe foli për ecurinë e Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
“Edicioni ka shkuar shumë mirë. Është kënaqësi të jesh me këta kolegë, aq më tepër kur socializohesh dhe krijon miqësi të reja, ndan mendime dhe ide të reja, shkëmben dhe njëkohësisht merr, sepse jemi ende fillestarë në këtë profesion. Një falënderim i veçantë shkon për Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila na e ka mundësuar këtë eksperiencë dhe ua ka mundësuar gjithmonë futbollistëve dhe ish-futbollistëve, por edhe lojtarëve të superiores e të gjithë kombit shqiptar, duke i mbështetur në çdo aspekt, qoftë në shkollim apo në çdo drejtim tjetër ku kanë pasur nevojë.
Një koment për Kombëtaren Shqiptare? – Po presim të arrijmë qëllimin. Djemtë kanë bërë shumë mirë. Në këto ndeshje kanë treguar se kemi kualitet dhe cilësi të jashtëzakonshme. I gjithë kombi shqiptar i mbështet dhe le të vazhdojnë kështu. Është herët për të folur, para se të ndodhë ai sukses i madh, por janë shumë afër dhe uroj që ta arrijnë”, – tha Ahmed Januzi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













