Bota

Disa nga fatkeqësitë më të mëdha me anije

Fundosja me pasoja tragjike e një anijeje turistike, të mërkurën në mbrëmje në Danub, në zemër të Budapestit, sjell në kujtesë incidente të pazakonta të regjistruara në 25 vitet e fundit në Evropë

Aksidenti më tragjik

Më 10 korrik 2011, rreth 80 persona mundën të shpëtoheshin dhe 122 u mbytën në Vollga, Rusi, gjatë fundosjes së një anije. Anija “Le Bulgaria” e ndërtuar në 1955 dhe me një numër të madh turistësh, mbi kapacitet u fundos brenda pak minutash.

Edhe më herët në Danub

Më 23 tetor 1996, tetë persona vdiqën pasi anija e tyre me flamur sllovak u përplas me një digë dhe u fundos në Danub, në Vjenë, transmeton ATSH.

Në mbarë Evropën

Më 11 qershor 2018, në Rusi, 11 persona vdiqën në Vollga, ndërsa anija me vela me të cilën po udhëtonin u përplas aksidentalisht me një anije transporti, përcjell albinfo.ch.

Më 31 korrik 2011, në Rusi, një motoskaf u fundos pas përplasjes me një anije transporti që po lundronte në Moskova, ku u regjistruan dy të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.

Më 15 shtator 2005, në Rusi tetë persona u zhdukën pasi anija me të cilën po udhëtonin, e mbingarkuar u përmbys në lumin Jenisei, në afërsi të portit “Dudinka”, në skajin më verior.

Më 3 qershor 2000 në Francë, një anije e mbingarkuar u fundos në Jone, në Kurtua-syr-Jone, duke shënuar tre të vdekur. Në anije kishte rreth 36 persona, ndërkohë që kapaciteti maksimal ishte 12 pasagjerë.

Më 29 maj 2000, në Portugali të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të një anijeje norvegjeze u zhdukën pas përplasjes së anijes së tyre me një anije koreane transporti në grykëderdhjen e Tages, në perëndim të Lisbonës.