Lajme
Disa zakone të thjeshta që ju ndihmojnë të kurseni para
Ani pse në dukjet të vogla, këto zakone mund t’ju ndihmojnë të kurseni qindra, madje dhe mijëra para çdo vit.
Ja disa nga gjërat më të mira dhe të thjeshta që njerëzit mund të bëjnë për të kursyer para çdo ditë:
Bëjini punët vetë
Sfidoni veten duke mësuar aftësi të reja dhe duke provuar kënaqësinë e të bërit diçka vetë. Punë që realizohen lehtë si: lyerja e shtëpisë, rregullime të vogla hidraulike, qepje, mirëmbajtje të biçikletës, pjekje, gatim pse jo dhe kopshtari ju ndihmojnë të kurseni dhe njëkohësisht të argëtoheni.
Llogaritni shpenzimet
Është e rëndësishme të dini në fund të çdo muaji se si janë shpenzuar paratë tuaja. Të gjithë bëjmë gabime, kur vjen puna te shpenzimet. Mendoni për faturat, makinën, qeranë, internetin, etj.
Shpenzoni vetëm paratë që keni
Në ditët e sotme është e thjesht të futesh në borxhe dhe të blesh çdo gjë që ti dëshiron. Është e kuptueshme të zotëroni një kartë krediti për një emergjencë, por mos e shfrytëzoni sa herë që nuk keni para mjaftueshëm. Ruajeni për ditë të vështira dhe shpenzoni vetëm paratë që jeni në gjendje të shpenzoni.
Rrini larg jetës së natës
Besoj e keni dëgjuar shprehjen “Nata është me barrë, s’dihet ç’pjellë.” Dhe kjo është një këshillë shumë e mirë për ata që duan të kursejnë. Nata i bën njerëzit t’i boshatisin xhepat për gjëra të panevojshme, sidomos kur jeni të rinj. Pije, argëtim dhe çmenduri të tjera që në mëngjes ju bëjnë të pendoheni.
Jini të lumtur me ato që keni
Ndihuni të lumtur dhe vlerësoni atë që keni. Mos u ndjeni ziliqar sepse zotërimi i “gjërave” është një garë që askush nuk mund ta fitojë. E mira nuk ka fund! Të mësosh të duash gjërat që ke të bën të ndihesh mirë me veten dhe do të të kursejë shumë para.
Investoni për produktet cilësore
Mos u tregoni dorështrënguar në produktet që ju i përdorni shumë. Sidomos për produktivitet, për shembull: thika, pajisje, krevat, mobilie zyre, etj. Ju duhet vetëm një të krevat me cilësi të mirë, edhe nëse ai kushton, kjo thjesht do të thotë që ju nuk do të shpenzoni për 5 vitet e ardhshme. Mendoni për jetëgjatësinë e investimeve tuaja për të identifikuar nëse është janë të vlefshëm. Mendoni për jetëgjatësinë e investimeve tuaja për të kuptuar nëse ia vlen të shpenzoni për to.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











