Futboll
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës
Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Xhudistja pejane ka arritur të fitojë medaljen e artë dhe të shpallet për herë të parë kampione evropiane.
Krasniqi është kampione evropiane në kategorinë deri 48 kilogramë.
Në finale xhudistja kosovare është përballur me ukrainasen Daria Bilodid, por Bilodid hoqi dorë nga meçi për shkak të një lëndimi.
Bilodid është kampione e dyfishtë botërore dhe të dyfishtë evropiane, derisa xhudistja kosovare kishte dy humbje në të kaluarën nga Bilodid.
Distria është pretendente për medalje në Botëror, e po ashtu në Lojëra Olimpike. Ajo është në një seri impresive.
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” Therja me thikë e tre personave në një stacion treni zviceran nga një sulmues islamik është... -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror













