Lajme
Dita e Pashkëve, çfarë simbolizojnë vezët?
Për besimtarët e Krishterë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit.
Përveç aspektit fetar, Pashkët janë kthyer edhe në një event komercial plot me lepurushë prej çokollate dhe vezë shumëngjyrëshe që ëmbëlsojnë jetën e çdo besimtari, por edhe ateisti! Çfarë domethënie ka lepurushi me çokollatë në këto festime? Po vezët përse ngjyrosen?
Në gjuhën angleze, fjala Pashkë përkthehet Easter. Kjo e fundit vjen nga fjala Eostre, emri i një perëndeshe pagane për pranverën dhe fertilitetin. Sipas legjendave, perëndesha Eostre gjeti një zog të lënduar në rrugë i cili po ngordhte. Perëndesha e transformoi zogun në lepur që të qëndronte ngrohtë brenda gëzofit të tij. Lepuri zog i ishte mirënjohës perëndeshës dhe prodhonte vezë shumë ngjyrëshe për të treguar besnikërinë, devotshmërinë dhe dashurinë ndaj saj. Në shumë vende të botës, Pashkët nisin me gjuetinë e vezëve plot ngjyra të lëshuara nga lepuri i pashkëve. Për këtë traditë duhen përdorur vezë të ziera fort. Përse veza? Një proverb latin thotë “Omne vivum ex ovo” ose “Jeta vjen nga një vezë”. E vërteta është që në të gjitha kulturat dhe traditat, veza konsiderohet si një emblemë e vetë jetës ndaj edhe përdoret në të gjitha festivalet e pranverës.
Duke qenë se në periudhën e agjërimit, besimtarët nuk konsumojnë produktet e mishit dhe ato të bulmetit, çdo vezë e prodhuar në javën para pashkëve, zjehet dhe ruhet për Pashkë, shkruan AgroWeb. Procesi i ngjyrosjes së vezëve Gjithçka mendohet të ketë nisur kur Maria Magdalena besohet të ketë shkuar tek Perandori i Romës për ta njoftuar për ngjalljen e Krishtit. “Krishti u ngjall” besohet të ketë thënë ajo. “ Nëse Krishti është ngjallur, është njësoj sikur të thuash që kjo vezë është e kuqe” tregohet të ketë thënë perandori duke treguar një vezë në tavolinë. Thuhet që menjëherë pas kësaj fjalie, veza u bë e kuqe! Kjo ngjyrë simbolizon gjakun e Krishtit të derdhur në kryq mbi botën që përfaqësohet nga veza. Ngjyrosja e vezës është art më vete dhe mbart simbolikën e pranverës dhe dritës së diellit. Mbajtja e vezëve kryesisht atyre të kuqe në shtëpi sjell shëndet dhe mirëqenie.
Lulet Kishat dekorohen me lule për pashkë. Tema kryesore e pashkëve është rilindja, ringjallja, simbolika e së cilës gjendet fort tek lulet dhe kryesisht tek zambakët. Kjo lule e bukur besohet të jetë rritur në të njëjtin kopsht ku u arrestua Jezusi. Lule dhe bimë të tjera që përdoren në pashkë janë shelgjet, zymbylët dhe tulipanët e kuq që përfaqësojnë gjakun e derdhur të profetit. Ushqimet e preferuara për Pashkë Në mbarë botën ushqimet tradicionale që konsumohen për Pashkë janë të pasura me vlera, por edhe me simbolikë. Në Shqipëri ku festohen të gjitha Pashkët, veza është mbreti i tryezës, ndërsa lepuri kthehet në simbol të festës.
Në Greqi, besimtarët gatuajnë biskotat e Pashkëve ose “Koullourakia” të përgatitura me lëng portokalli dhe fara susami. Mjalti dhe arrat janë gjithashtu të përdorura për ëmbëlsira si bakllavaja. Mishi i qengjit është pjesë e traditës jo vetëm në Greqi, por në shumë vende të ndryshme të Evropës. Në Itali, në rajonin e Toskanës, banorët përgatisin biskotën e famshme të dashurisë me shije limoni. “Pannetone” dhe “Colomba” (buka në formën e pëllumbit) janë dy nga ushqimet më tradicionale. Rusët kanë “Kulich” si ushqim tradicional për Pashkë, një lloj buke me copëza portokolli, bajame, rrush të thatë etj. Brazilianët çmenden pas Pacoca, një lloj kremi i përgatitur me arra ndërkohë që në tryezë nuk mungojnë peshqit dhe ëmbëlsirat. Spanjollët nga ana tjetër përziejnë bukën, qumështin, vezët dhe mjaltin, i kavërdisin në vaj ulliri dhe i shërbejnë me salca të ndryshme. Çokollata nuk mungon në tryezë, por në vend të vezëve, spanjollët preferojnë skulptura dhe gdhendje në çokollatë në përmasa të vogla. Si në çdo festë tjetër, njerëzit i dorëzohen kënaqësisë së ushqimit edhe për Pashkë./TCH
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta












