Futboll
Dita e titullit në Kosovë
Gjithsesi Feronikeli dhe Prishtina do të garojnë në garat evropiane, sepse në edicionin e ardhshëm do të garojnë tri skuadra nga Kosova, një në Ligën e Kampionëve dhe dy në Ligën e Evropës

Sot do të vendoset titulli i Kosovës në futboll, ku ‘finalja’ zhvillohet në Drenas, ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe fillon në ora 16:00.
Feronikeli mund të shpallet kampion me fitore apo barazim, ndërsa Prishtinës i duhet patjetër fitorja për ta kthyer titullin në kryeqytet pas gjashtë vjetësh, pasi është dy pikë prapa Feronikelit, përcjell albinfo.ch.
Nëse Feronikeli fiton, ky do të jetë titulli i tretë në histori për skuadrën drenicase, kurse Prishtina do ta fitonte për herë të tetë këtë titull pas luftës.
Prishtina nuk është mposhtur në 12 ndeshjet e fundit, ndërsa në përballjet e fundit me Feronikelin, Prishtina nuk është mposhtur në 9 ndeshje, ka fituar 4 ndeshje dhe ka barazuar në 5 ndeshje.
Në 6 ndeshjet e fundit në Drenas, Prishtina ka fituar 3 herë dhe ka barazuar 3 herë me goldallim 4:1.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Zvicër
-
Euromillions: Fituesi me fat rrëmben çmimin e madh prej 233 milionë frangash zvicerane Pas disa javësh ku çmimi i parë i lotarisë Euromillions mbeti pa fitues, të martën në...
-
Parlamenti zviceran rrezikon ta shfuqizojë pagën minimale në Gjenevë
-
Zvicra përballet me rritje rekord të bllokimeve në trafik, mbi 55 mijë orë në vitin 2024
-
Zvicër: Disa nga bakshishet së shpejti do të rrjedhin në AHV
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it