Kultura
Dokumentari “Beteja e Ballkanit” në Londër
Filmi dokumentar “Beteja e Ballkanit”, që tregon rrugëtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit do të shfaqet sonte (e shtunë) në Londër nga ora 18:00, raporton albinfo.ch.
Filmi dokumentar zgjat 97 minuta në “Genesis cinema 93-95 Mile End Road London”, ku do të luajnë Lorik Cana, Gianni De Biasi, Paolo Tramezzani, Mërgim Mavraj dhe Shkëlzen Gashi.
Ky film ishte shfaqur në Nju Jork, ku ishin shitur të gjitha biletat, kurse ndalesa tjetër Londra, ku tifozët shqiptarë do të kishin mundësinë të shohim këtë film.
Më 14 tetor 2014, dy vendet e Evropës Lindore ishin përballur në Beograd, ku tifozët shqiptarë ishin ndalur që të mos marrin pjesë, kurse ata serbë e pritën ekipin shqiptare me thirrje raciste.
Një dron me flamurin e Shqipërisë etnike ‘çmendi’ serbët, ku tifozët hynë në fushë, duke sulmuar futbollistët shqiptarë. Ndeshja u ndërpre dhe më pas u regjistrua 3:0 për kuqezinjtë.
Shqipëria më pas u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Botëror.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes Defekt teknik, aeroplani zviceran ndërpret fluturimin dhe kthehet mbrapsht... -
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë














