Kosova
Dokumenti i kufijve në Ballkan, zbulohen detaje tjera
Dokumenti “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša thuhet të ketë dorëzuar në Bruksel, kishte një paragraf të titulluar “Zgjidhje”
Pika e parë e tij, ishte Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. E dyta, bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë” e më tej, prekej dhe Kroacia. Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet” ose, “duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë” ose duke i dhënë “Pjesës kroate” të vendit një “status të veçantë”, “bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”, thuhej aty.
Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janšas atyre mund t’u jepet “një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur” dhe “për të cilin duhet të marrin përgjegjësinë e plotë”. Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëherë nuk kanë pse të hyjnë në Evropë: “Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi.” Boshnjakët myslimanë janë “përkohësisht” në favor të anëtarësimit në BE . “Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamit radikal,” thotë Janša, “situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike”. Dokumenti shkaktoi tronditje të madhe pas publikimit nga portali i djathtë i slloven “necenzurirano.si”, pasi çështja e rishikimit të kufijve, vazhdon të mbetet një tabu në Ballkan, ku prej tre dekadash përballen fort me njëri tjetrin dy koncepte: ai që kufijtë duhet të mbeten të paprekur dhe tjetri, që ata duhen vendosur sipas kritereve etnike, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Vetë kreu i republikës Srpska, Milorad Dodik sqaroi se as ai, e as presidenti serb Aleksandar Vucic nuk ishin në dijeni të dokumentit jozyrtar. Megjithatë Dodik theksoi se ideja e një ndarje paqësore të Bosnje dhe Herzegovinës nuk është diçka e re. “Të gjithë bien dakord me faktin se Bosnje nuk mund te ekzistojë më kështu sic është, dhe se ndoshta do të ishte më mirë të flisnim për një ndarje paqësore,” deklaroi ai në Beograd.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












