CH-Ballkani
Dramatike: Shqiptarja përdhunohet nga siriani menjëherë pas lindjes
Siriani ia mori fëmijën nga krahërori dhe e hodhi në shtrat. Në momentin që ajo deshti të lajmëronte policinë, ai ia hodhi celularin nga duart dhe më pas iu vërsul dhe arriti ta përdhunojë, megjithëse shqiptarja ende nuk e kishte marrë veten nga lindja e fëmijës
Para Gjykatës rajonale të Solothurnit është paraqitur një shtetas sirian, pasi dyshohet se nga fundi i vitit 2016 e ka dhunar një shtetase shqiptare, shtatë vite më të re se ai. Ngjarja ka ndodhur në qendrën strehuese Balmberg, edhe pse në afërsi kanë qenë bashkëshortja dhe vajza e tij. Shtetasi 34-vjeçar sirian me inicialin A., për shkak të arsyeve politike, ishte gjykuar në vendlindje dhe është arratisur.
Në Zvicër, ai ka jetuar në një banesë në Olten dhe pas një kohe iu bashkuan edhe bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët u vendosën në një qendër strehuese. Ai i vizitonte rregullisht duke iu dëgruar ushqim. Me këtë rast, njoftohet me shqiptaren me inicialin B, një grua e pamartuar nga Shqipëria dhe nga frika e babait, ishte arratisur shtatzanë për në Zvicër. Ankesa e saj ishte refuzuar, shkruan “Oltner Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch. Ndonjëherë, siriani i ndihmonte asaj që ta hipte karrocën e fëmijës në autobus, apo në manovrim me celular.
Pas kësaj, siriani ia kishte regjistruar numrin e celularit dhe një herë i dërgopi një mesazh ku e pyeste nëse do të kishte marrëdhënie intime me te. «Jo», i ishte përgjigjur shqiptarja. Megjithatë, ai hyri në dhomën e saj ndërsa ajo po bënte një sy gjumë më foshnjen e saj njëmuajshe. Ai tentoi ta ngacmonte, por nuk pati sukses pasi hasi në rezistencë.
Siriani ia mori fëmijën nga krahërori dhe e hodhi në shtrat. Në momentin që ajo deshti të lajmëronte policinë, ai ia hodhi celularin nga duart dhe më pas iu vërsul dhe arriti ta përdhunojë, megjithëse shqiptarja ende nuk e kishte marrë veten nga lindja e fëmijës.
Tani, shqiptarja kishte ardhur në Gjykatë në rolin e paditëses, ndërsa siriani i dëgjonte akuzat e saj nga një hapësirë tjetër përmes ekranit. Në Zvicër kishte ardhur në moshën 16-vjeçare, pasi ishte dhunuar në Shqipëri. Në momentin që ka ardhur në Zvicër, ajo ka pasur probleme psikike, të cilat tashmë i ishin ashpërsuar. «Nuk mund të flejë pothuajse aspak dhe jam e varur nga trajtimi psikiatrik. Ishte si një makth, u përpoqa të rezistoj, por kot», ka deklaruar ajo.
I pandehuri nuk i pranoi akuzat, mirëpo sipas dëshmive nga ane e juristëve, ai u dënua me pesë vite burg dhe dhjetë vite dëbim nga Zvicra. Shqiptarja B. është dëmshpërblyer me një shumë prej 10’000 frangash.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












