Kosova
Drashkoviq kundër referendumit për Kosovën: Atë e kemi humbur!
“Vuçiq na e kujton me kujdes, pasi e di edhe ai se Kosova është e humbur, kjo është një luftë që ne e kemi nënshkruar, pra nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë"
Deklaratat në Samitin e Sofjes nga Vuçiqi se dëshiron ta zgjidhë problemin me Kosovën, po gjejnë përkrahje edhe te oponentët e tij në Serbi.
Kështu, Vuk Drashkoviq ish-ministër i jashtëm dhe tash lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, ka thënë se Vuçiqi është duke paraqitur qëndrime reale për Kosovën.
Drashkoviq ka deklaruar se Kosova është e humbur, prandaj ka daluar kundër referendumit, transmeton lajmi.net.
“Vuçiq na e kujton me kujdes, pasi e di edhe ai se Kosova është e humbur, kjo është një luftë që ne e kemi nënshkruar, pra nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë. Vendosi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se ky vendim nuk është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.
Drashkoviq ka theksuar se qëndrimi i tij kundër referendumit për Kosovën, është pasi serbët nuk po i njohin faktet dhe po e cilësojnë Kosovën pjesë të Serbisë.
“Unë mendoj se kjo duhet të shmanget, pasi njerëzit nuk e dinë aspak, pra nuk i njohin faktet. Pra njerëzit mendojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, theksoi Drashkoviq.
Ndryshe pikërisht për një zgjidhje me Kosovën, Vuçiq së fundi ka zhvilluar vizita në Gjermani, Turqi e Rusi.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër











