Lajme
Dua Lipa: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Dua Lipa: Krenare për të parë sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë!
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në llogarinë e saj në Instagram.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 13 vjet! Unë kurrë nuk do ta harroj se si e shikova ngjarjen duke ndodhur në tv ndërsa isha duke jetuar në Prishtinë. Të dridhura, të dridhura, të dridhura… energjia e qytetit! E paharrueshme … krenare për të parë sa larg kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë”.
Me këtë mbishkrim ajo shoqëroi një foto të dizajnuar me flamurin e Kosovës dhe fytyrën e saj.
Dua Lipa është krijuese e hiteve të shumta botërore, ndërsa kënga e saj e fundit u publikua 5 ditë më parë me titull “We’re good”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google













