Shqipëria
Durrës, sekuestrohet anija me mijëra tonë naftë kontrabandë nga Rusia
Shtetasi rus, Alexey Smaznov, kapiten i cisternës, ku u gjet një sasi prej rreth 24 500 tonë naftë e kontrabanduar, është arrestuar nga policia shqiptare në portin e Durrësit.
Shtetasi rus, Alexey Smaznov, kapiten i cisternës, ku u gjet një sasi prej rreth 24 500 tonë naftë e kontrabanduar, është arrestuar nga policia shqiptare në portin e Durrësit.
Burime nga agjencia detare kanë konfirmuar për Euronews Albania se është vendosur gjithashtu nën sekuestro cisterna me flamur liberian, përcjell Albinfo.ch.
Në vendimin e siguruar shkruhet se “më datë 19 shkurt 2023, nga kontrollet e ushtruara në anije, si dhe nga kontrolli i dokumentacionit, ka rezultuar se nuk dihet origjina e kësaj nafte dhe dyshohet se është naftë me prejardhje ruse”.
Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 24500 tonë naftë 10 ppm.
Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo, konkretisht Rusia dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, më datë 20 u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Pas 8 ditësh të bllokuar 6000 milje larg portit, ekzekutimi i urdhrit të prokurorit u bë sot për shkak të kohës së keqe, që prej ditësh kishte përfshirë gjirin e Durrësit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












