Shqipëria
Durrësi këtë vit shënoi sezonin më të mirë turistik në historinë e tij

Durrësi zyrtarisht ka mbi 11 mijë e 500 shtretër të deklaruar dhe mbetet kryeqendra e turizmit në Shqipëri.
Kjo për shkak të vijës së gjatë bregdetare dhe njësive të shumta akomoduese.
“Sezoni turistik i verës 2023 konsiderohet si një ndër sezonet më të suksesshme përsa i përket historikut të turizmit në territorin e Durrësit”, shprehet specialisti i turizmit në Prefekturën e Durrësit, Oltsen Gripshi, për Top Channel.
Kështu, Durrësi ka rritur të ardhurat në buxhetin lokal.
“Me siguri që ndryshon taksa nga vija e parë e detit dhe në territorin e brendshëm të qarkut, e cila varion nga 3500 lekë për dhomë në zonën e vijës së parë dhe deri në 1400 lekë të vjetra, në pjesën e brendshme të territorit”, u shpreh Gripshi, përcjell albinfo.ch.
Numri i turistëve mbetet i lartë edhe këtë vjeshtë.
“Është një vend i bukur, me njerëz të këndshëm dhe është ende nxehtë. Jam nga Holanda. Vite më parë nuk mund ta mendoje të vije në Shqipëri për shkak të regjimit komunist. Një vend totalisht i mbyllur. Ndaj mbetet një vend tepër tërheqës dhe joshës. Në një pjesë të ndërtesave gjen ende dëshmi të kohës, po duhen menaxhuar, ruajtur më mirë”, u shpreh një turist holandez për Top Channel.
Durrësi po merr masa për uljen e informalitetit në sektorin e turizmit dhe rritjen e sigurisë.
“Tentativa dhe pa dyshim politikat janë të atilla për të mirorganizuar edhe në sezonin e ardhshëm 2024, për të cilën kanë filluar edhe në këto ditë përgatitjet për një sezon shumë më të suksesshëm”, tha Gripshi.
Turistë nga e gjithë bota vizituan dhe vijojnë të pushojnë buzë Adriatikut, duke shijuar gjithçka që ofron qarku i Durrësit përgjatë gjithë vitit, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Babadimri” më i madh në botë u shfaq në shkëmbin Montreux Babadimri më i madh në botë u shfaq në një fytyrë shkëmbi pak mbi Montreux të...
-
UBS ul parashikimin e inflacionit zviceran për vitin 2024 në 1.6%
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit
-
Substancat kimike gjenden në pothuajse gjysmën e mostrave të ujit të rubinetit në Zvicër
-
Zvicra me 10 milionë banorë më 2030, por qiratë do të rriten edhe më shumë