Shqipëria
Durrësi në pranverë vizitohet nga turistët nordikë
Numri i turistëve është rritur në qytetin e Durrësit. Këtë pranverë kryesisht ata që e vizitojnë qytetin bregdetar janë nga vendet nordike, Anglia, Izraeli dhe Polonia.
Disa të rinj janë nga Suedia po shijojnë disa ditë pushimesh buzë detit në Durrës, larg vendit të tyre ku aktualisht temperaturat janë të ftohta.
“Jemi nga Suedia dhe vendosëm të vijmë këtu se kemi shumë miq që janë nga Shqipëria dhe menduam se do ishte këndshëm ta vizitonim këtë vend”, u shprehën katër turistë për TCH.
“Është hera ime e parë këtu dhe është bukur. Është vërtet shumë ngrohtë krahasuar me Suedinë. Moti është fantastik dhe njerëzit shumë miqësorë”, tha një tjetër pushues.
“Po bie borë në Suedi tani”, shtoi një prej tyre.
Jo vetëm numri i turistëve që udhëtojnë në grupe shoqërore apo familjare, por dhe turizmi i organizuar ka shënuar rritje prej 20-25 % gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Ndërsa këtë muaj disa hotele kanë thënë se në pranverë janë të zënë plotësisht.
Mbi një milion turistë pushuan në Durrës vitin e kaluar, ndërsa ky vit pritet të sjellë fluks më të madh, ndërsa operatorët turistikë kanë thënë se do të zgjasin edhe kohën e qëndrimit, si dhe shtimin e strukturave hoteliere për t’iu përgjigjur këtij fluksi në rritje./TCH
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve