Lajme
Dyfishohen kalimet e jashtëligjshme përmes Ballkanit Perëndimor

Itinerari me numrin më të lartë të kalimeve të jashtëligjshme kalon përmes Ballkanit Perëndimor, ku janë vërejtur plot 11.700 raste vetëm në dy muajt e parë të 2022-ës.
Thënë ndryshe, Frontex raporton se shifrat janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.
Vetëm në shkurt, 5.700 emigrantë janë përpjekur të kalojnë në shtetet e Europës, duke përdorur këtë itinerar, ndërsa kombësitë që mbizotërojnë janë sirianët dhe afganët.
Numri i përgjithshëm i kalimeve të jashtëligjshme në kufijtë e jashtëm të unionit gjatë dy muajve të parë të vitit është rritur me 61 për qind, raporton agjencia që kontrollon kufijtë e vendeve të zonës Schengen.
Autoritetet kanë regjistruar 11.850 kalime të jashtëligjshme në kufijtë e shteteve të Bashkimit Europian, shifër e cila shënon një rritje prej një të kartën krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të shkuar.
Në shifrat e mundësuara nga Frontex nuk janë të përfshira kalimet e refugjatëve ukrainas./Euronews.al
E-Diaspora
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri Valton Halimi ka 27 vite që jeton dhe vepron në Austri dhe është pronar edhe i...
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Sektori i arit në Zvicër po lulëzon Sektori i arit në Zvicër po lulëzon pasi investitorët kërkojnë asete të sigurta në mes të...
-
Zvicra ka një milioner të ri nga lotaria
-
Pagesa minimale që paguan secili për shërbime mjekësore në Zvicër do të rritet
-
Policia dhe qytetarët shënjestrojnë pedofilët në Zvicër
-
Gjiganti farmaceutik Roche heq dorë nga disa programe për shkak të Trump