Bota
Dyfishohet numri i tigrave Bengalë në Nepal
Numri i tigrave Bengalë në Nepal është dyfishuar gjatë 9 vjetëve të fundit. Ekipi i ekspertëve, i cili zbaton programin e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes së numrit të tigrave Bengalë në Nepal, ka njoftuar se aktualisht në vend jetojnë 235 tigra Bengalë, që është dyfish më shumë në krahasim me numrin e tyre në vitin 2009, kur filloi programi. Programi realizohet me ndihmën e instalimit të 4.000 kamerave të vëzhgimit në vendet ku jetojnë tigrat.
Ekspertët dhe mbarë opinioni kanë mirëpritur informacionin për rritjen e numrit të tigrave, të cilët për disa vjet ishin kategori e specieve të rrezikuara. Numri më i madh i tigrave Bengalë jeton në Indi, ndërsa numri i përgjithshëm i këtij lloji të tigrave në botë nuk tejkalon 2,000-shin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













