Lajme
Dyshime për keqpërdorim nga “Fondi i 3 përqindëshit”
Më shumë se 512 mijë euro janë tërheqë nga bankat jashtë vendit gjatë viteve 2006-2011 nga Fondi i “3 Përqindëshit”, për të cilat pranon edhe Bujar Bukoshi, ish-kryeministër
Më shumës 512 mijë euro janë nxjerrë nga bankat jashtë vendit nëpërmjet 16 transaksioneve të dyshimta nga fondi i ashtuquajtur “Tre përqindësh” i ish Qeverisë së Kosovës në ekzil. Këto para janë tërheqë nga bankat gjatë periudhës kohore 2006-2011, për të cilat pranon edhe Bujar Bukoshi, ish kryeministër.
Bukoshi nuk ka sqaruar se për çfarë qëllimesh i ka tërheqë paratë, por ka thënë se të gjitha janë bërë me miratimin e Bordit të Unionit të Fondeve të Republikës së Kosovës (UFORK), pjesë e të cilit ka qenë kryeministri aktual Isa Mustafa. Ky i fudnit ka heshtur për këtë.
Bujar Bukoshi e Isa Mustafa kanë vite që i kanë ndarë rrugët politike. Por, paratë e Fondit të Republikës së Kosovës, i njohur si 3 përqindëshi, i kanë mbajtur gjithmonë bashkë, raporton gazeta “Insajderi” e cila ka siguruar një dokument konfidencial të Qendrës së Inteligjencës Financiare (FIC) që është hartuar gjatë hetimeve kundër Ilir Tolajt, Bujar Bukoshit dhe të tjerëve, në vitin 2012.
Raporti hetimor i ishte dorëzuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Ai ishte përdorur vetëm gjatë hetimeve për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë. Kurrfarë hetimi nuk ishte kryer për këto transaksione, të cilat FIC i cilëson të dyshimta.
Dokumenti flet për tërheqje të mbi gjysmë milioni euro nga Fondi i Republikës së Kosovës gjatë viteve 2006-2011. Këto para janë tërhequr nga bankat në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë, ku janë të deponuara fondet e 3 përqindëshit.
Të dhënat e këtyre fondeve, tregojnë se Fondi i Republikës së Kosovës-i regjistruar si OJQ- ka llogari në Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Belgjikë. 16 transaksionet bëhet fjalë për shtatë, deri në 50 mijë euro.
Bukoshi ka refuzuar kërkesën për qasje në dokumentet e këtij fondi me arsyetimin se kjo çështje tashmë është e mbyllur për të. Ka thënë se paratë janë tërhequr nga Naser Osmani, deputet i LDK-së dhe Atdhe Gashi, ish këshilltar i tij. Këta të fundit kanë mohuar se kanë pasur qasje në llogaritë bankare jashtë vendit.
E, Mustafa, ish-ministër në Qeverinë e Bukoshit në Ekzil, nuk ka pranuar të flas për këtë çështje. Mustafa kishte thënë në vitin 2000 se në fond kishin mbetur edhe 50 milion marka gjermane.
Hetimi i FIC-it thotë se Bujar Bukoshi është person i autorizuar për llogarinë e Fondit të Republikës së Kosovës. Fondi është një Organizatë Joqeveritare e regjistruar në New-Ulm të Republikës Fererale Gjermane. Themelues dhe nënshkrues të statutit ishin: Bujar Bukoshi, Pjeter Coli, Isa Mustafa, Shaban Bobaj, Muhamet Bicaj dhe Begi Mazelxhin.
Fondi i Republikës së Kosovës ishte themeluar gjatë viteve të 90-ta për të ndihmuar popullin e Kosovës. Gjatë atyre viteve ishin paguar mësuesit dhe mjekët për punën e tyre. Gjatë luftës ky fond kishte financuar edhe luftën. Ndërkohë, pas luftës ishte përfshirë në aktivitete të rindërtimit siç është fshati Çabër, që ka kushtuar 5 milionë e gjysmë euro për ndërtimin e 130 shtëpive, një shkolle dhe një ambulance.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë Temperaturat ekstreme të javës së kaluar kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve që kanë... -
Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve -
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë -
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi













