Bota
Dyshime për komplot për vrasje, rriten tensionet midis Iranit e Danimarkës
Ministria e Jashtme e Iranit e thirri në bisedë informative ambasadorin danez në Teheran, për të lëshuar një “notë të fuqishme proteste” ndaj akuzave të Kopenhagës për një komplot iranian për vrasjen e një aktivisti të opozitës në territorin danez.
Zëdhënësi i ministrisë, Bahram Ghasemi, tha se ambasadori paralajmëroi kundër “veprimeve të nxituara dhe kundërthënëse” gjatë takimit të mërkurën.
Ky takim u zhvillua një ditë pasi shërbimi danez i sigurisë PET tha se Irani ka planifikuar vrasjen e një udhëheqësi iranian të opozitës.
Menjëherë pas takimit me zyrtarët iranianë, ambasadori danez, Danny Annan, u thirr nga Kopenhaga dhe la Teheranin, konfirmuan zyrtarët danezë, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Danimarka, ndërkohë, tha se planifikon të bindë aleatët evropianë për një përgjigje të bashkuar ndaj Iranit.
“Ekziston nevoja për t’i treguar Iranit se jemi të vetëdijshëm për atë që ndodhi dhe se ne nuk e pranojmë atë”, tha kryeministri Lars Lokke Rasmusen, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët danezë të zbulimit thanë të martën se një person me pasaportë norvegjeze dhe lidhje iraniane po mbahet në paraburgim, pasi u arrestua në Suedi.
I dyshuari i mohoi akuzat, ndërsa zyrtarët iranianë thanë se rasti është përpjekje për të dëmtuar lidhjet e Teheranit me BE-në.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi














