Lajme
Edhe 8 kantone të tjera zvicerane në Listën e Rrezikut të Gjermanisë
Fjala është për këto tetë kantone të tjera zvicerane: Freiburg, Jura, Neuchâtel, Nidwalden, Schwyz, Uri, Cyrih dhe Zug. Më parë ishin Gjeneva dhe Vaudi
Gjermania ka azhurnuar listën e sajtë vendeve me rrezik nga koronavirusi. Kështu, prej të shtunës në këtë listë vendosen edhe këto tetë kantone të tjera zvicerane: Freiburg, Jura, Neuchâtel, Nidwalden, Schwyz, Uri, Cyrih dhe Zug, shkruan srf.ch.
Lista e azhurnuar e zonave me rrezik në Gjermani është e vlefshme nga e shtuna, 17 tetor. Gjeneva dhe Vaud kanë qenë në listën e rreziqeve që nga 9 shtatori, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se aktualisht gjithsej dhjetë kantone zvicerane konsiderohen nga Gjermania zona me rrezik.
Përveç rajoneve të përmendura, Gjermania tani ka shpallur edhe Holandën, zonën kufitare Franceze në kufi me Gjermaninë dhe disa rajone në Itali dhe Poloni si zona me rrezik nga korona.
Malta dhe Sllovakia, si dhe disa në nëntë vende të tjera të BE-së janë futur gjithashtu në listë, përcjell albinfo.ch. Sipas Institutit Robert Koch, 50 raste të koronavirusit për 100,000 banorë konsiderohen si kufiri për vendosjen e vendeve dhe regjioneve të huaja në listën e rrezikut
Po ashtu edhe shtetet përkatëse federale (landet) vendosin se çfarë vlen për njerëzit që hyjnë në Gjermani të cilët kanë qëndruar në një zonë rreziku në 14 ditët e fundit.ndër të tjer.
Një detyrim dy-javor karantine zbatohet për njerëzit që hyjnë në landin Baden-Württemberg, Por kjo nuk vlen nëse mund keni test negativ të koronës
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














