Futboll

Edhe një futbollist shqiptar në Superligën zvicerane

Superligës zvicerane mund t’i shtohet Donis Avdijaj, i cili pritet të largohet nga Willem II, për t’iu bashkuar Luzernit

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar në futbollin zviceran, ku mund të ketë edhe lëvizjet e fundit.

Superligës zvicerane mund t’i shtohet Donis Avdijaj, i cili pritet të largohet nga Willem II, për t’iu bashkuar Luzernit, shkruan albinfo.ch.

Edhe pse kishte shumë paraqitje të mira për skuadrën holandeze, një dalje pa lejen e klubit për Krishtlindje, i ka kushtuar shumë yllit të Kosovës, duke u suspenduar nga klubi, dhe që një muaj nuk ka luajtur.

Avdijaj më parë ishte pjesë e Schalkes, megjithatë u huazua në Holandë, pasi edhe në Gjermani kishte bërë probleme.

Shkëlqim Demhasaj dhe Dren Feka janë pjesë e Luzernit, derisa edhe mediat zvicerane kanë shkruar se afër t’i bashkohet është edhe Advijaj, duke rritur numrin e futbollistëve shqiptarë në elitën e futbollit zviceran.

Ditë më parë edhe Edon Zhegrova iu bashkua Baselit.