Kuriozitete
Edhe një shtet i BE-së ndalon përdorimin e TikTok-ut
Qeveria holandeze do të ndalojë përdorimin e aplikacionit kinez për shpërndarjen e videove TikTok në telefonat e punës, njoftuan mediat lokale.
Në Holandë, 140 mijë nëpunës civilë do të lejohen të përdorin vetëm “aplikacione të miratuara”, që do të thotë se “aplikacionet e ndjeshme ndaj spiunazhit” nuk do të lejohen më, raportoi NL Times.
“Pyetjet e fundit parlamentare dhe zhvillimet ndërkombëtare na kanë bërë të bëjmë një vlerësim të kujdesshëm që shkon më tej sesa këshillimi kundër një aplikacioni”, tha Sekretarja e Shtetit Alexandra van Huffelen në një letër drejtuar parlamentit.
Sipas raportit, shërbimet qeveritare gjithashtu do të fillojnë menjëherë të dekurajojnë zyrtarët që të instalojnë aplikacionin në telefonat e tyre dhe së shpejti të gjithë telefonat e punës do të lejojnë vetëm instalimin e aplikacioneve të miratuara paraprakisht.
Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë së Holandës (AIVD) së fundmi paralajmëroi për një “rrezik më të lartë spiunazhi” nga vendet me programe kibernetike që synojnë Holandën dhe interesat e saj.
Ky hap ndjek rregulla të ngjashme si në SHBA, Britani të Madhe, Kanada dhe Belgjikë, si dhe institucionet e BE-së, ku autoritetet u kanë kërkuar zyrtarëve të tyre të çinstalojnë aplikacionin mes shqetësimeve të sigurisë se Kina mund të ketë qasje në të dhënat e tyre.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe
Jeta në Zvicër
-
Në këto aeroporte mbahen greva gjatë prillit dhe majit Grevat nuk janë të rralla në Evropë. Për shkak se punëtorët po luftojnë për kushte më...
-
Vdes ushtari zviceran nga të shtënat, gjatë ushtrimeve në kazermë
-
Dyshimi për mashtrim: Akuzohet për 250 mijë CHF që mori kredi për Covid
-
Zvicër: Thirrje për kujdes për personat që kanë vendosur tashmë goma verore
-
Studim: Mirëqenia në Zvicër është rritur ndjeshëm në 30 vjetët e fundit