Shqipëria

Edi Rama merr dozën përforcuese të vaksinës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë sot sot dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Ai tha para mediave se “doza e tretë e vaksinës anti-COVID është domosdoshmëri për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit, edhe në kushtet kur e gjitha bota është e shqetësuar për variantin e ri Omicron”.

“Bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme. Unë nuk e kuptoj dot se si në shekullin XXI nuk i besohet shkencës. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë dhe asnjë gazetë, asnjë televizion, asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. U është mbyllur goja të gjitha medieve të botës nga Amerika në Australi e deri në Islandë dhe u është hapur goja atyre që nuk kanë lidhje me shkencën, humanizmin, me shëndetin publik. Po flasin për t’u vaksinuar të gjithë akademitë e botës dhe flet kundër vaksinash një lumë konspiracioni në Facebook dhe internet”, tha Rama.

Sipas Ramës, vaksina nuk të mbron nga infektimi, por të mbron nga vdekja, e kalojnë në simptoma të lehta.

“Çfarë mund të thuhet tjetër sot përveç se vaksinohuni, vaksinohuni. Austria është mbyllur komplet, vendet e tjera po marrin gjithëfarëlloj masash, kemi bërë çmos që të mos ngarkojmë psikologjikisht dhe të mos stresojmë sektorët e jetës në vendin tonë duhet të duhet të jemi të qartë që ne nuk mund ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë, sepse mbajmë përgjegjësi”, tha Rama.