Integrimi
EKM/CFM fillon legjislaturën e re, me përbërje të freskuar
Ai tashmë quhet Komisioni Federal për Migracion (EKM/FCM) ndërsa deri tash quhej Komisioni Federal për çështje të Migracionit
Komisioni Federal Migracion, me dhjetë anëtarë të rinj dhe me 20 të rizgjedhur, ka filluar punën në legjislaturën e tij të re 2016-2019. Me përbërjen e tij të re, komisioni përpiqet t`u përgjigjet sfidave aktuale në fushën e azilit. Komisioni njëkohësisht ka bërë edhe ndryshimin e emrit. Ai tashmë quhet Komisioni Federal për Migracion (EKM/FCM), thuhet në një komunikatë të dërguar nga EKM. Deri tash quhej Komisioni Federal për çështje të Migracionit.
Në zgjedhjen dhe rizgjedhjen e përbërjes së tashme, EKM ka mbajtur parasysh nevojën e përfaqësimit të gjinive dhe të gjuhëve të vendit, sipas zonave. Rreth gjysma e anëtarëve e njohin migracionin nga përvojat e veta personale. Nisur nga gjendja e tensionuar në fushë të azilit dhe të refugjatëve, me zgjedhje është shikuar më tepër që anëtarët e rinj të kenë njohuri specifike dhe përvoja nga fusha e azilit, vazhdon komunikata.
Si kryetar i EKM-së është rikonfirmuar Walter Leimgruber, udhëheqës i seminarit për studime kulturore dhe për Etnologji Evropiane. Nënkryetarë janë sërish Fiammetta Jahreis, studiuese e gjuhës dhe eksperte për arsimimin e të rriturve bashkë me Etienne Piguet, profesor për gjeografinë humane në Universitetin e Neuchatel-it.
Komisioni është themeluar më 1 janar 2008 me një vendim të Këshillit Federal dhe është një komision i jashtëm parlamentar. Ai është krijuar nga shkrirja në mes të ish Komisionit për të Huaj (EKA) dhe Komisionit për çështje të Refugjatëve (EKF).
EKM këshillon qeverinë e vendit dhe asministratën lidhur me çështje të migracionit, promovon kohezionin shoqëror përmes mbështetjes së projekteve dhe publikon raporte, qëndrime dhe rekomandime, përfundon komunikata për shtyp e EKM.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














