Shqipëria
Eksportet drejt Italisë rritje me mbi 23%
Bëhet e ditur se eksportet drejt Italisë në periudhën janar-tetor shënuan rritje me 23.1% duke arritur në vlerën e 125.3 miliardë lekëve.
Referuar statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave mbi raportin e tregtisë së jashtme për 10-mujorin, shkëmbimet tregtare me Italinë zunë 30.1% të vëllimit, duke e renditur atë edhe partnerin e parë tregtar.
Për këtë periudhë drejt Italisë, vendi ynë eksportoi mbi 72 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, si dhe mbi 18 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.
Importet drejt Italisë llogariten për periudhën sipas INSTAT rreth 155.5 miliardë lekë, nga të cilat 34.5 miliardë lekë ishin importet e tekstileve dhe këpucëve, rreth 31.6 miliardë lekë makinerive dhe pajisjeve, dhe 20.4 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale. /atsh
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë














