Ekspozita
Ekspozita e Nomart-it me 4 artistë nga Maqedonia e Veriut, tash e qasshme edhe si galeri virtuale
Gjatë periudhës prej 1 deri më 19 maj 2021, në suaza të aktiviteteve për promovimin e artit dhe kulturës së Maqedonisë së Veriut, Qendra Kulturore Nomart me seli në Bernë organizoi një ekspozite kolektive me artistë të shquar nga ky vend.
Artistët, veprat e të cilëve u prezantuan në këtë ekspozitë, janë emra shumë mirë të etabluara në skenën e artit figurativ si në Maqedoninë e Veriut, po ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.
Ekspozita u realizua në suaza iniciativës “Connected Space”, e cila ka për qëllim rrjetëzimin dhe revitalizimin e skenës kulturore në qytetin e Bernës dhe u bë në partneritet me Galerinë Nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe galerinë Kulturpunkt, duke prezantuar këta artistë: Reshat Ameti, Nevzat Bejtuli – Kica, Dita Starova Qerimi dhe Zaneta Gelevska Veljanoska – Zani.
Në prononcimin e tij të shkurtër për Albinfon, drejtori i Qendrës Kulturore nomart, Rromir Imami, mes tjerash potencoi sfidat e organizimit të një evenimenti të këtillë në rrethana të restrikcioneve globale të pandemisë. Megjithatë, përkrah vështirësive, ekspozita korrespondoi edhe me lirimin e masave në Zvicër, që rezultoi me një numër më të lartë të artdashësve të cilët vizituan ekspozitën.
Me qëllim të shtrirjes sa më të gjerë dhe promovimit të kësaj iniciative, ekspozita tash është e qasshme edhe si ekspozitë virtuale, duke ndjekur këtë link:
http://bit.ly/nomart2021_exhibition
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën “Tokat janë thelbësore për jetën: ato sigurojnë prodhimin e ushqimit, filtrojnë ujin dhe strehojnë një...
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga