Shqipëria

Ekspozitë kushtuar grave të suksesshme shqiptare në botë

Presidenca e Shqipërisë në mjediset e saj ka hapura ekspozitë kushtuar grave të suksesshme shqiptare që jetojnë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Ekspozita do mbanë emrin “121 jetë suksesi në 121 fotografi”. Presidenti Ilir Meta ka thënë se historitë e tyre të suksesit, të sjella së bashku në këtë ekspozitë janë shembull frymëzimi dhe model i shkëlqyer për vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen të arrijnë suksese në jetën dhe karrierat e tyre, transmeton albinfo.ch.

“I bindur që kur gratë janë të bashkuara dhe zëri i tyre dëgjohet nga të gjithë ne, përfituesit më të mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu!

Sa më i madh të jetë roli i gruas, aq më e emancipuar, më e shëndetshme dhe më e bashkuar do të jetë shoqëria jonë! Me ju Shqipëria bëhet vërtetë zonjë!”, ka thënë ai.

albinfo.ch