Kosova
Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë një i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pas një letër-rreshtimi të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të institucioneve të Kosovës.
Një shtetas kosovar, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë për t’u përballur me organet e drejtësisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, ndërsa kishte arritur t’i shmangej drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e të ekstraduarit apo veprën penale për të cilën ai kërkohej./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë Kolona ka arritur në 200 metra, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi vazhdon pa vonesa... -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!”
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme në Zvicër dyshohet se shkaktoi gati 500 viktima brenda tre javësh Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë, ndërsa ekspertët thonë se temperaturat e... -
Qyteti zviceran detyron pronarët e qenve të pastrojnë edhe urinën e kafshëve -
Deputeti në Gjenevë propozon kufizimin e qarkullimit të makinave gjatë valëve të të nxehtit -
Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë -
Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji













