Muzikë

Elbenita Kajtazi do të debutojë në Operën Kombëtare Angleze

Sopranoja nga Kosove me famë ndërkombëtare Elbenita Kajtazi sezonin e ardhshëm do të debutojë në Operën Kombëtare Angleze si pjesë e produksionit të famshëm 7 Vdekjet e Maria Callas, transmeton albinfo.ch.

“Shfaqja e parë do të jetë më 3 nëntor, një mbrëmje e cila do të shënojë edhe debutimin tim në Londër. Duke pritur me padurim këtë përvojë të mrekullueshme si pjesë e ekipit të Marina Abramovicit të drejtuar nga Yoel Gamzou”, ka njoftuar Kajtazi përmes rrjeteve sociale.