Shqipëria
Emigracioni ndikon negativisht në rritjen e ekonomisë së Shqipërisë
Një studim i fundit i Departamentit të Evropës në FMN ka gjetur se gjatë periudhës 1995-2012 emigracioni ka pasur efekt negativ me 18% në PBB-në e vendit.
Kjo humbje ishte më e larta se në vendet e tjera të rajonit, për shkak të emigracionit.
Dëmi më i madh, sipas FMN-së, është krijuar nga emigrimi i forcës së kualifikuar të punës, përcjell albinfo.ch.
Humbjet më të larta në PBB me rreth 16% i ka krijuar ikja nga vendi i forcës së kualifikuar të punës, në raport me emigrantët që kanë pasur aftësi të ulëta.
Nëse nuk do të kishte pasur emigracion, atëherë FMN ka llogaritur se rritja mesatare e Shqipërisë për të njëjtën periudhë do të kishte qenë rreth 9%, pra rreth 2 pikë përqindjeje më shumë. Kjo është diferenca më e madhe mes rritjes faktike dhe asaj potenciale (pa emigracion) që raporton FMN për vendet e Evropës Lindore. Në shtetet e tjera humbja nga emigracioni ka qenë më pak se një pikë përqindjeje.
Sipas raportit të FMN-së, hapja e Evropës Lindore ndaj pjesës tjetër të botës në fillim të viteve ’90 solli përfitime të mëdha. Rrjedhja e kapitalit dhe inovacioni ka çuar në krijimin e institucioneve më të mira, menaxhimit më të mirë ekonomik dhe përfitueshmëri më të lartë. Nga ana tjetër, ka çuar në daljen e vazhdueshme dhe të konsiderueshme të njerëzve.
Siç raporton Monitor në Tiranë, afërsisht 20 milionë persona, shumica prej të cilëve të rinj dhe të aftë, të barasvlershëm me popullsinë e Çekisë dhe Hungarisë, kanë lënë rajonin për të kërkuar mundësi më të mira jashtë.
Një hartë e publikuar nga OKB së fundmi tregonte se në vitin 2015, rreth 1.12 milionë shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera. Tri janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë dhe Shtetet e Bashkuara me 80 mijë. Në Gjermani dhe Kanada ka nga 20 mijë emigrantë dhe në Mbretërinë e Bashkuar 10 mijë.
Sipas regjistrimit të fundit të INSTAT, rezidentë në Shqipëri janë rreth 2.86 milionë banorë, çka nënkupton se ata që kanë ikur jashtë përbëjnë tashmë 40% të atyre që banojnë në vend.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet











