Kosova

Emiratet e Bashkuara Arabe urojnë Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ia ka dërguar një mesazh urimi presidentes Vjosa Osmani me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë, përcjell albinfo.ch.

Lartësia e tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, gjithashtu u dërgoi mesazhe të ngjashme Osmanit dhe kryeministrit Kurti.

Kosova sot feston 15-vjetorin e Pavarësisë. Vendi ynë u deklarua vend sovran, demokratik e i pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.