Kosova
Emisari gjerman deklarohet pas takimit të djeshëm me Kurtin
Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se Gjermania do të bëjë gjithçka që ta bëjë më të suksesshëm e Procesin e Berlinit, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu ai e ka quajtur Kurtin mik dhe partner, duke thënë se Kosova dhe Gjermania do ta vazhdojnë bashkëpunimin.
“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosova dhe të flasësh me të si mik dhe partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai në Twitter, të enjten.
Më parë për këtë takim është deklaruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Diskutuam nevojën e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke në dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Kurti në Twitter, të mërkurën.
Kurti për Procesin e Berlinit ka folur edhe gjatë një konference për media të mërkurën.
Ka thënë se bashkë me Shqipërinë janë duke u përgatitur për takimin e radhës në kuadër të kësaj iniciative.
Takimi i ardhshëm do të jetë i pari për kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Kancelari gjerman e ka vizituar Kosovën që në fundin e parë të mandatit.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin













