Kosova

Enver Sekiraqa shpallet person në kërkim nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka shpallur në kërkim Enver Sekiraqën, disa ditë pasi ishte arratisur.

Nga ana e policisë, përkatësisht Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe me autorizimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, tashmë është lëshuar kërkesa për bashkëpunim me qytetarë, transmeton albinfo.ch.

“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: – Enver (Hamit) Sekiraqa, i lindur më 18.11.1973 me adresë banimi rruga ”Gryka e Llapushnikut” numër 7 në Prishtinë. I dënuar për veprën penale ‘shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë të parashikuar nga neni 147, par 3 dhe 9 lidhur me nenin 24 të KPK-së’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, Enver Sekiraqa është shpallur i dënuar për “shtytje në kryerjen e vrasjes së rëndë” në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.