Shqipëria
Erdogan arriti në Shqipëri, u prit nga krerët shtetërorë
Erdogan takon Ramën, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve për arsim, komunikim e bujqësi
Sot presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka arritur në Tiranë, ku u prit me ceremoni nga disa ministra të Shqipërisë.
Në zyrën presidenciale u realizua takim midis dy homologëve Bajram Bega – Rexhep Taip Erdogan.
Ai ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa më pas do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, në përfundim të saj pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që lidhen me arsimin, bujqësinë dhe median.
Pas kësaj Rama dhe Erdogan do të drejtohen para mediave.
Më vonë gjatë ditës pritet të bëhet edhe përurimi i xhamisë së Namazgjasë, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015, ku themelin e vendosi presidenti turk, Erdogan.
Por, në këtë nuk do të marrë pjesë kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, dhe as drejtues të tjerë.
Komuniteti do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili do të jetë edhe drejtues i xhamisë së Namazgjasë.
Ndryshe, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë














