Futboll
Euro 2024 vazhdon sot me katër ndeshje
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E
Maratona e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ vazhdon edhe sot me katër ndeshje në program që janë për t’u zhvilluar, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, pasi katër ekipet përfaqësuese nga Grupi E dhe katër të tjerat nga Grupi F do të zbresin në fushë.
Vëmendja do të jetë në Grupin E, ku pas dy xhirove të para, katër skuadrat, si Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina kanë pikë të njëjta, nga tre.
Sllovakia do të përballet me Rumaninë në Deutrche Bank Park në Frankfurt, derisa Belgjika dhe Ukraina luajnë në MHP Arena në Stuttgart.
Të katër kombëtaret zbresin në fushë vetëm për fitore për të kaluar tutje.
Ndërkohë me fillim nga ora 21:00 do të zbresin në fushë katër kombëtaret e Grupit F si Portugalia, Gjeorgjia, Turqia dhe Republika Çeke.
Portugezët do të përballen me Gjeorgjinë dhe kërkojnë ta mbyllin Grupin me pikët maksimale, derisa dueli kryesor është ai mes Turqisë dhe Republikës Çeke, ku vendoset se cila kombëtare do të kualifikohet tutje.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












