CH-Ballkani
Europa lindore zhvendoset drejt Europës perëndimore, ja gjendja me shqiptarët
Nga 1990 vendet si Bullgaria, Letonia, Lituania, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania kanë humbur 19 përqind ose më shumë të popullatës. Letonia ka humbur plot 27 për qind
Numri i banorëve të shteteve të Europës lindore zvogëlohet, ndërsa popullata e shteteve perëndimore rritet. Kjo ndodh kryesisht për shkak të migrimit të madh të personave të shkolluar nga Europa lindore drejt Europës perëndimore, shkruan albinfo.ch. Numri i përgjithshëm i këtij emigrimi është 12 deri 15 milion persona, shkruan në analizën e Qendrës për Demografi dhe Kapitali Global Njerëzor në Vjenë me udhëheqësi të Tomas Sobotka.
Nga 1990 vendet e si Bullgaria, Letonia, Lituania, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania kanë humbur 19 përqind ose më shumë të popullatës. Letonia ka humbur plot 27 për qind.
Kosova me emigrim do humbte 50 përqind të popullatës, por vetëm falë numrit të madh të natalitetit ajo deri 2017 ka humbur “vetëm” 7 përqind të popullatës. Ngjashëm është edhe te rasti i Shqipërisë ku numri i të larguarve është 28 përqind, ndërsa nataliteti është 19 përqind (zvogëlim të popullarës për 8 përqind). Pra në rast se Kosova dhe Shqipëria nuk do të kishin natalitet të madh, atëherë të dyja shtetet do kishin zvogëlimin më të madh.
Gjithsesi, shqetësues është rasti i Shqipërisë, pasi nëse gratë në 1990 lindnin mesatarisht tre fëmijë, sot kjo shifër është vetëm 1.7; mjaft larg nga shifra minimale për balancimin e popullatës që është 2.1. Kjo vjen edhe si pasojë e emigrimit kryesisht e të rinjve shqiptarë të moshave 18 deri 30 vjeç.
Sa u takon vendeve perëndimore, ata kanë rritje të popullatës shkaku i këtij emigrimi. Irlanda është rritur me 36 përqind, Zvicra me 26.2 përqind, ndërsa Luksemburgu është dyfishuar nga 1990. Rritje të madhe ka shënuar edhe Spanja (20 përqind) dhe Franca (18 përqind). Për më tepër mund të shikoni grafikun e fotografisë. Kur jemi te vendet perëndimore, në Zvicër dhe Suedi ka më shumë lindje sesa vdekje, ndërsa ky raport është negativ në Gjermani, Itali, Spanjë dhe Portugali. Dy shtetet e fundit kanë shifrat më të ulta të lindjeve për nënë.
Integrimi në BE ndikon për emigracionin
Studimi tregon se shumica e të larguarve janë për shkaqe ekonomike dhe jo për shkak të luftërave. Integrimi en-bloc të një dyzinë shtetesh në BE gjatë 2004, solli edhe emigrimin masiv drejt perëndimit.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














