Lajme

Evakuohet një pjesë e aeroportit të Cyrihut, shkak u bë një valixhe e braktisur

Një operacion policor po zhvillohet në Dock B në aeroportin e Cyrihut dhe, sipas policisë, kjo është shkaktuar nga një valixhe e lënë.

“Rreth orës 15:00 u evakuua një pjesë e aeroportit. Një person la një valixhe pas dhe policia mbërriti me robotin bombë”, thuhet nga dëshmitarët atje, transmeton albinfo.ch.

Sipas policisë kantonale të Cyrihut, është raportuar një bagazh i braktisur. “Prandaj kjo u sigurua me një robot të telekomanduar. Terminalet B dhe D u evakuuan si masë paraprake”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Roger Bonetti, shkruan 20minuten.

Sipas një zëdhënëseje të aeroportit, incidenti ka pak ndikim në operacionet e fluturimit. Megjithatë, mund të ketë vonesa të vogla, ndërsa asnjë anulim nuk është planifikuar.