Lajme
Evropë, probleme me prodhimin e vaksinës anti-Covid
Duket se prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave ka probleme për shumë shtete evropiane. Prodhuesi i dytë i vaksinës kundër koronavirusit ka paralajmëruar telashe të reja me prodhim të vaksinës për Bashkimin Evropian, duke nxitur reagim të ashpër të bllokut, përcjell albinfo.ch.
“AstraZeneca” ka thënë se një problem në prodhim nënkupton se numri fillestar i dozave do të jetë më i ulët se që pritej fillimisht.
Nga ana tjetër, “Pfizer-BioNTechut” pësoi rënie në shpërndarje të vaksinës. Komisioneri i Shëndetësisë i Bashkimit Evropian ka shprehur “zhgënjimin e thellë” për këtë lajm.
Zyrtarët s’kanë treguar publikisht sa do të jetë rënia, por një zyrtar i BE-së i ka thënë “Reutersit” se rënia do të jetë deri 60 për qind në tremujorin e parë të vitit.
Duhet theksuar se fillimisht kompania kishte premtuar 80 milionë doza për 27 shtete deri në mars, por tani pritet të ketë prodhim vetëm për 31 milionë doza.
Vaksina e “AstraZenecas”, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, nuk është aprovuar ende nga rregullatori i BE-së, por pritet të marrë dritën e gjelbër në fund të janarit.
Një zyrtar i kompanisë ka thënë të premten se “niveli fillestar i prodhimit do të jetë më i ulët se që mendohej fillimisht”, pa dhënë detaje të tjera.
Në njoftim me shkrim ai ka fajësuar problemet zinxhirore të prodhimit në BE, duke thënë se kompania po mundohet të gjejë zgjidhje për të rritur prodhimin.
Komisioni Evropian kishte kryer porosinë për të gjitha shtetet anëtare, me vaksinat që do të shpërndaheshin në bazë të popullatës.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit Pushimet verore kanë sjellë trafik të rënduar në Zvicër, ndërsa autoritetet rekomandojnë rrugën alternative përmes San... -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët













