Bota

Facebook bllokon 5.4 miliardë profile të rreme

5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social fshihen nga "facebook-u"

Është bërë e ditur se Facebook ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.

Këtë lajm e theksoi kompania, duke njoftuar se shumë profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin krijuar, transmeton albinfo.ch.

Kompania tha se hoqi më shumë se 3.2 miliardë llogari të rreme vetëm midis prillit dhe shtatorit, krahasuar me më shumë se 1.5 miliardë gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kompania gjithashtu tha se largoi 11.4 milion  postime të urrejtjes, krahasuar me 5.4 milion në të njëjtën periudhë gjashtëmujore në 2018.

Ndëkohë të mërkurën Facebook tha se ka hequr rreth 5.4 miliardë llogari të rreme këtë vit në shenjë të betejës së vazhdueshme në mediat sociale kundër manipulimeve dhe dezinformatave.

Mes përpjekjeve në rritje për të krijuar llogari mashtruese, Facebook tha se ka rritur mbrojtjen e saj dhe shpesh heq llogaritë brenda disa minutave nga krijimi i tyre.

“Ne kemi përsosur aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar të gjitha përpjekjet për të krijuar profile të rreme dhe abuzive”, njofton Facebook.

Ata shtuan se miliona profile të rreme po hiqeshin pothuajse çdo ditë, duke përdorur sisteme të reja.

“Ne mund të vlerësojmë se çdo ditë, ne parandalojmë miliona përpjekje për të krijuar llogari të rreme duke përdorur këto sisteme zbulimi”, tha Facebook në njoftimin e tyre.