Lajme
Facebook “injoron” Kosovën
Shqipëria i ka bërë 6 kërkesa për 12 llogari të përdoruesve në Facebook, ndërsa ka marrë përgjigje vetëm për 10 prej tyre. Kosova ka kërkuar qaje për 11 llogari, por nuk ka marrë përgjigje pozitive
Autoritetet e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë kërkuar nga përfaqësuesit e Facebook-u, informacione për 23 llogari të përdoruesve në këtë rrjet social, por kanë marrë përgjigje pozitive vetëm për 10 prej tyre. Edhe atë llogari ka “fituar” Shqipëria, por jo edhe Kosova.
Shqipëria i ka bërë gjithsej 6 kërkesa për 12 llogari të përdoruesve në Facebook, ndërsa ka marrë përgjigje për 10 prej tyre. Ndërkaq Kosova në 2 kërkesat e saj, për 11 llogari të përdoruesve të këtij rrjeti social nuk ka marrë përgjigje pozitive nga Facebook, raporton “Shekulli”.
Ky raport i publikuar për herë të parë nga drejtuesit e rrjetit social më të përdorur në botë, Facebook, përfshin vetëm 6 muajt e parë të vitit 2013. Ky raport, për kërkesat e qeverive për qasje në të dhënat e përdoruesve të këtij rrjeti social ka bërë bujë të madhe.
Në këtë raport gjenden emrat e 74 shteteve që kanë bërë gjithsej 38 mijë kërkesa për qasje në informatat e përdoruesve të ndryshëm, për të cilat, jo gjithnjë kanë marrë përgjigje.
Në krye të kërkesave qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me afro 21 mijë kërkesa, ndërsa Facebook ka pranuar 79 për qind të tyre. Vendin e dytë e zë India me 4.144 kërkesa e pasuar nga Britania e Madhe me 2 337 kërkesa.
Faceebook është rrjeti më i madh në social në botë, ku kanë qasje miliarda njerëz.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë














