Kuriozitete
Facebook rrezikon të sanksionohet nga BE-ja
Bashkimi Europian mund të ndëshkoj Facebook-un për shkak të mos përmbushjes së kërkesave që ka.
Facebooku rrezikon të përballet me sanksione sepse akoma s’ka përmbushur rregullat e kërkuara nga Bashkimi Evropian, teksa “Airbnb” ka bërë ndryshimet e nevojshme si përgjigje për kërkesat e rregullatorëve.
Sipas “Reutersit”, platformat online janë nën presion për shkak të dominimit dhe praktikave biznesore anti-konkurruese, që kanë rezultuar në disa gjoba të majme për kompanitë.
Shqetësimet për privatësi nga klientët kanë tensionuar më shumë situatën. Shtatë muaj pasi Komisionerja Evropiane për Drejtësi, Vera Jourova, iu drejtua Facebookut dhe gjigantëve tjerë të teknologji që të afrojnë rregullat e tyre në përputhje me ligjet e BE-së për klientët, rrjeti social akoma s’u është përgjigjur shqetësimeve.
“Ka përparim të limituar në këtë dhe kjo po zgjat shumë”, ka thënë burimi i “Reutersit”. Facebooku ka deklaruar kohë më parë se po punon me autoritetet evropiane për të përmbushur kërkesat.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













